Harduer

Krahu robotik Ocado i cili është i aftë që të kapë frutat

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Dyqani online Britanik, Ocado, ka qenë në kërkim të një roboti. Ato dëshironin që të automatizonin procesin e tyre duke marrë një krah robotik që të ishte i aftë të paketonte porositë Krahu robotik Ocado i cili është i aftë që të kapë frutat Photo Source: Ocado

Kështu në bashkëpunim me Projektin SoMa – një projekt robotik i financuar nga Bashkimi Evropian – Ocado ka testuar një prototip të mundshëm. Skuadra ka punuar në këtë projekt për 18 muaj, por sot është hera e parë që po tregohet publikisht se çfarë kanë arritur.

Ocado thotë se krahu i tyre robotik ishte i vështirë për tu dizajnuar pasi perimet kanë forma të ndryshme dhe mund të dëmtohen lehtë.

Për këtë arsye skuadra krijoi një dorë robotike të quajtur RBO Hand 2, e cila përdor gomë dhe presion ajri për të modifikuar kapjen në mënyrë që të mos dëmtojë frutat apo perimet.

RBO Hand u vendos në 2 krahë robotik, RX 160L dhe KUKA LBR iiwa14. Të dy krahët ishin të aftë që të kapnin fruta artificiale pa i dëmtuar apo hedhur në tokë, pavarësisht madhësisë apo formës së tyre.

Testimet ishin të thjeshta. Krahu robotik duhej vetëm i kapte frutat dhe ato nuk ishin reale Por skuadra Ocado thonë se ky është vetëm fillimi dhe se shpresojnë që ta testojnë robotin në situata më komplekse. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>