Lajmet

Kreativët e Europës u takuan në Graz: Festivali i European Youth Awards 2016

Dec 10 2016
0 Shpërndarje
Kreativët e Europës u takuan në Graz: Festivali i European Youth Awards 2016

15326225_660019624175905_5585408831703587663_oFestivali i European Youth Awards u mbajt këtë vit në datat 30 Nëntor – 3 Dhjetor në Graz të Austrisë për të nderuar fituesit e edicionit të këtij viti.

Inspiruar nga motoja “Bëhu dixhital,” komuniteti ndërkombëtar i EYA u takua në katër ditë intensive në Graz për të shkëmbyer ide dixhitale drejt përmirësimit të shoqërisë.

Programi dy ditor konsistoi në prezatime të projekteve fituese, workshopeve, ligjërimeve dhe aktivitetin tradicional EYA Campfire.

Në këtë format të veçantë, sipërmarrës të sukesshëm dhe lidera biznesi ndajnë historitë e tyre të suksesit së bashku me pjesëmarrës të rinj kreativë. Pjesë e festivalit ishin diskutime rreth realitetit virtual, një prej trendeve me rritjen më të lartë në shoqëritë e ditëve të sotme.

Ideja “Një ditë në fenë time” mori jetë gjatë festivalit dhe me përdorimin e realitetit virtual mund të mësojmë më shumë rreth religjonit dhe kulturave.

Projektet fituese të EYA 2016 ishin 13 startupe dixhitale nga e gjithë Europa – nga Italia në Angli dhe nga Suedia në Serbi, të cilat u demostruan përballe një audience prej 300 pjesëmarrësisht ndërkombëtarë.

Projekti fitues ishte FreeCom i Abdulrahman AlAshraf i cili bindi 16 ekspertë ndërkombëtarë. Abdulrahman AlAshraf është një refugjat Sirian i cili jeton dhe studion tashmë në Gjermani. Përjetimet e tij e ndihmuan në njohjen e vlerës dhe rëndësisë së një aplikacioni të tillë.

Juria e gjykoi projektin e tij si më të mirin për mënyrën e përdorimit të teknologjive më të fundit për të adresuar probleme sociale.

Më shumë se 300 pjesëmarrës nga bota e biznesit, politikës dhe shkencës e shndërruan festivalin në një shadërvan idesh dixhitale. Studentë nga 10 shtete Europian sollën përshtypjet e tyre tek projektet fituese.

Festivali ishte një sukses i vërtetë. Duke filluar nga Janari i 2017-tës hapen aplikimet për European Youth awards 2017. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>