Blog

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, monedhat kriptografike asete me rrezik të lartë

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Ai tha se SSM, krahu mbikëqyrës i ECB-së, ishte duke punuar në identifikimin e rreziqeve potenciale që këto asete dixhitale bartin për institucionet. Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, monedhat kriptografike asete me rrezik të lartë

Mario Draghi, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, paralajmëroi se bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike nuk janë të rregulluara dhe si rezultat janë asete me rrezikshmëri të lartë të cilat duhet të blihen me kujdes të lartë.

“Monedhat virtual janë subjekt i një luhatshmërie të lartë. Çmimi i tyre është plotësisht spekulativ,” tha ai për Parlamentin Evropian në Strasburg.

Draghi tha se bankat kanë treguar një uri të kufizuar për investimet në monedha kriptografike por shtoi se zhvillimet e fundit si lançimi i kontratave futures së bitcoin mund të detyrojnë Bankën Qendrore të pozicionohet.

Ai tha se SSM, krahu mbikëqyrës i ECB-së, ishte duke punuar në identifikimin e rreziqeve potenciale që këto asete dixhitale bartin për institucionet.

Në Shtator, gjatë një fjalimi në Bruksel, presidenti i Bankës Qendrore Evropian Mario Draghi la të kuptohej se institucioni që ai drejton nuk ka fuqi për të rregulluar tregun e monedha virtuale.

Në fjalimin të tij në Komitetin e Ekonomisë dhe Çështjeve Monetare të Parlamentit Evropian, ai tha se “ne nuk kemi fuqi të ndalojmë apo të rregullojmë” monedhat virtuale. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>