Ja se si

Krijimi i një CD-je me muzikë

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Krijimi i një CD-je me muzikë

Vendosja e tërë koleksionit tuaj muzikor në iPod nuk do t’ju ndihmonte shumë në një udhëtim të gjatë, nëse nuk keni një adaptor për lidhjen e iPod-it në turë. Për të marrë këngët e preferuara me vete në rrugë të gjata, kopjojini ato në shumë CD njëherësh.

Tek iTunes zgjidhni një playlist dhe klikoni ikonën Shuffl e në këndin e majtë të oshtëm (kur të fi llojë kopjimi i listës, ikona merr ngjyrë të kaltër).

Zgjidhni file, Burn Playlist to Disc. Kur të hapet CD Rom, vendosni një disk të zbrazët dhe mbyllni kapakun.Një kuti dialoguese do të hapet pë t’ju paralajmëruar se për të plotësuar punën kërkohet më shumë se një CD. Klikoni Audio CD dhe mos u shqetësoni për paralajmërimet.Kur të kopjohet disku i parë dhe sirtari të hapet, hiqeni diskun, vendosni një të ri dhe vazhdoni punën. iTunes e vazhdon vetë punën më tej.Në Windows Media Player klikoni fushën Library dhe selektoni një playlist, apo Songs, për një komplet të këngëve të ndryshme të marra nga një koleksion i tërë.

Filloni të dëgjoni këngët më të popullarizuara në listë. Klikoni fushën Burn dhe pastaj zgjidhni opsionin e parë në menynë Burn, e cila do të jetë Now Playing apo emri i listës. Kur kutia dialoguese ju kërkon një disk të zbrazët, klikoni Cancel.Të gjitha këngët e përfshira në playlist do të shfaqen në panelin e djathtë, nën menynë Burn, nga e cila ju duhet të zgjidhni Suffl e List Now. Ky veprim, përveç se do t’i kopjojë këngët, do t’i ndajë edhe në shumë disqe. Klikoni Start Burn sapo të shndërrohet në ngjyrë hiri. Kopjimi do të fi llojë automatikisht në disa sekonda.

Lajmet e fundit>