Lajmet

Krijohet aplikacioni që identifikon sëmundjen e verdhëzës

Aug 28 2014
0 Shpërndarje
Krijohet aplikacioni që identifikon sëmundjen e verdhëzës

BiliCam_baby1Dëshironi të siguroheni nëse femija juaj i porsalindur ka verdhëz apo jo? Tashmë ka një aplikacion për këtë. Një ekip ekspertësh nga Universiteti i Washingtonit kanë zhvilluar një aplikacion që mund të diagnostikojë verdhëzën tek të porsalindurit vetëm duke i bërë një foto.

Duke qenë se një simptomë e kësaj sëmundje është ngjyra e verdhë e lëkurës nuk është shumë e vështirë të krijosh një vegël që e identifikon atë me anë të një foto të thjeshtë. Një aplikacion i ngjashëm është dhe ai që mund të identifikoje kancerin e lëkurës përmes një smartfoni.

Ju duhet të vendosni një letër të thjeshtë kalibrimi të ngjyrave në barkun e bebit, të bëni një foto dhe ta ngarkoni atë. Algoritmi e bën punën e tij shpejt dhe ju merrni rezultatin. Verdhëza është një sëmundje shumë e përhapur sidomos tek fëmijët e vegjël.

Ndërkohë që një pjesë e tyre e kalojnë këtë sëmundje në gjendje të heshtur, të tjerët kanë nevojë për një trajtim të specializuar pasi kjo sëmundje mund të shkaktojë dëme të rënda. Dhe pse analizat e gjakut janë më të sakta, qëllimi i ekipit është të zëvendësojë mënyra të tjera të dhimbshme diagnostikuese.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>