Lajmet

Krijohet aplikacioni që ndihmon vajzat dhe gratë të gjejnë taksi me shofere femra

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Krijohet aplikacioni që ndihmon vajzat dhe gratë të gjejnë taksi me shofere femra

cab-women-drivers_0Ka shumë femra të cilat nuk preferojnë të udhëtojnë me një shofer mashkull në makinë, për arsye sigurie, feje apo sociale. Në shumicën e rasteve femrat kërkojnë taksi me shofere femra, por kjo është diçka relativisht e vështirë.

Kjo ndodh dhe për shkak të numrit të vogël të taksisteve femra. Më pak se 3% e 115.000 taksive të licencuara në New York janë femra.

Një aplikacion i ri, i quajtur SheTaxi, lokalizon taksitë që drejtohen nga femrat në qytetin e New York-ut, Westchester Country dhe në Long Island.

Ky aplikacion u prezantua të hënën dhe që nga dita e djeshme do të jetë i disponueshëm në dyqanet online. Shoferet do të mbajnë shalle rozë në mënyrë që të identifikohen lehtë.

Krijuesja e aplikacionit, Stella Mateo, u shpreh për The Associated Press para lançimit zyrtar: “Pse vajzat nuk mund të kenë shofere taksie femra? Do të ishte mirë për të gjitha ato që të ekzistonte kjo mundësi zgjedhjeje.” Bashkëshorti i Stella Mateo është krijuesi i federatës së taksive në New York.

Aplikacioni ka dy vjet që përgatitet. Si fillim ai do të jetë i disponueshëm për iPhone dhe më pas pritet të lançohet një version për Android. Ka plane që kjo iniciativë të zgjerohet dhe në qytete të tjera.

Pasagjeret do të kenë mundësi të paguajnë me anë të aplikacionit dhe një karte krediti apo debiti. Shoferet do të jenë të pavarura. Mateo tha se deri tani kanë aplikuar rreth 100 femra.

Shoferet do të jenë të lira të marrin kë klient të duan, ndërsa klientet femra do ta kenë më të lehtë për ti zgjedhur. Shumë gra apo vajza të reja e mirëpritën me komente pozitive këtë nismë dhe u shprehën shumë të kënaqura. (PCWorld Albanian)

Tags >

SheTaxi
Lajmet e fundit>