Lajmet

Krijohet aplikacioni që redukton varësinë ndaj përdorimit të smartfonit

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
Krijohet aplikacioni që redukton varësinë ndaj përdorimit të smartfonit

OfftimeÇdo ditë e më shumë, me avancimin e konceptit të smartfonëve po rritet dhe numri i atyre që janë “too addicted” ndaj telefonit të tyre. Për ti dhënë zgjidhje këtij problem, një psikolog gjerman, Alexander Steinhart në bashkëpunim me Universitetin Humboldt në Berlin dhe dizenjatorin Michael Dettbarn, ka krijuar një aplikacion që quhet OFFTIME. Ky aplikacion nuk është krijuar vetëm për të ndihmuar njerëzit të identifikojnë zakonet e këqija të tyre, por edhe ti sugjerojnë një mënyrë se si ti reduktojnë ato.

Një studim në Universitetin Humboldt zbuloi se pjesa më e madhe e përdoruesve e hapin smartfonin e tyre 63 herë gjatë ditës. “Pas përdorimit të këtij aplikacioni, ky numër u reduktua, përdoruesit e përdornin telefonin vetëm dy orë në ditë,” u shpreh Steinhart për mediat. Por aplikacioni nuk ju lejon të humbni njoftime të rëndësishme nga smartfoni juaj. OFFTIME liston kontaktet tuaja më të përdorshme dhe fik disa aplikacione të panevojshme.

Gjithashtu aplikacioni mund t’ju përgjigjet mesazheve duke u bazuar në sjelljet tuaja të mëparshme dhe i raporton përdoruesit të dhëna për orët e shpenzuara në telefon apo se cilat aplikacione konsumojnë kohën tuaj në pjesën më të madhe. Aktualisht ky aplikacion mund të shkarkohet në Play Store për telefonët Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>