Harduer

Krijohet ekrani që korrigjon problemet me shikimin

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Krijohet ekrani që korrigjon problemet me shikimin

MIT-GIfSyzet janë padyshim një aksesor i pazëvendësueshëm. Roli i tyre ka mbetur i tillë që nga shekulli XIII-të kur u përdorën për herë të parë. Por sigurisht që me kalimin e kohës janë bërë zhvillime, sot ne mund të përdorim fare mirë lentet.

Disa kërkime të bëra nga MIT dhe një universitet në Kaliforni, Berkeley, kanë krijuar një ekran që korrigjon automatikisht defekte në shikim. Mendoni sikur syzet të zëvendësohen nga ekrani i iPad-it tuaj, telefonit apo çdo pajisjeje tjetër me ekran. Çfarë lehtësimi do të ishte. Qëllimi është që në një të ardhme të afërt të mos ti përdorni më syzet për të bërë detyra të caktuara,ato do jenë të panevojshme.

Defektet e shikimit zakonisht kanë të bëjnë me mos përqendrimin në një pikë fokusi nga një distancë e caktuar. Kjo bëhet e mundur nga një sipërfaqe me vrima shumë të vogla që ndodhet në pjesën e jashtme të ekranit e cila stimulon që lexuesi ta shohë fokusin nga një distancë e caktuar.

Kjo lloj teknologjie është një zgjerim i teknologjisë që mundëson shikimin në 3D pa pasur nevojë për syze. Gjatë shikimit 3D pa syze, syrit të djathtë dhe syrit të majtë do ti dërgohen dy imazhe të ndryshme.

Problemi më i madh është krijimi i një pixeli korrigjues. Ne teori ju mund të mendoni se kjo do të ulë kualitetin e imazhit që ju jeni duke parë. Por kërkuesit kanë prodhuar një pjesë transparente që reflekton dritën në drejtimin e duhur. Tani për tani kjo teknike funksionon vetëm në disa përdorues të caktuar. Për ta personalizuar këtë teknologji juve ju duhet vetëm një kamera e specializuar që ruan lëvizjet e syrit tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

ekran
Lajmet e fundit>