Harduer

Krijohet Mausi G600 i Logitech për lojrat MMO

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Krijohet Mausi G600 i Logitech për lojrat MMO

Logitech ka filluar të marrë porosi për mausin e ri, i cili është krijuar enkas për lojra dhe do dalë në treg brenda këtij muaji. G600 përfshin 20 butona, të cilët mund të programohen plotësisht për t’u përshtatur me lojrat MMO dhe mund të shërbejë për të kryer çdo detyrë. Një funksion tjetër është edhe kombinimi i butonave të shumëfishtë për komanda më të gjata.

Shumica e butonave janë të vendosur në pjesën e majtë të mausit dhe janë krijuar për t’u shtypur me gishtin e madh. Këtu do të gjeni një seri prej 12 butonash G, të cilët do të jenë të vendosur në dy seri gjashtëshe.

Në pjesën e sipërme, përveç dy butonave majtas dhe djathats është vendosur dhe një set tjetër në pjesën fundore të anës së djathë. Dy butona të tjerë G kontrollojnë DPI për ndryshim profili me një të rrotulluar të mausit, i cili është gjithashtu i shtypshëm.

G600 është i aftë 50DPI deri në 8200 DPI dhe ka suport USB. Vetë mausi mund të rezervojë 3 sete të ndryshme komandash, të cilat mund të përdoren në çdo kompjuter pa nevojën e drajverave.

Kablli 2 metra i gjatë që përfundon në portën USB është i mbështjellë për më shumë fuqi. Paneli ku vendoset gishti i madh përfshin një sistem ngjyrash, të cilat mund të ndryshohen sipas preferencave, me një mundësi mbi 16 milionë kombinime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>