Biznes

Krijohet Netropolitan, rrjeti social me pagesë posaçërisht për të pasurit

Sep 19 2014
0 Shpërndarje
Krijohet Netropolitan, rrjeti social me pagesë posaçërisht për të pasurit

netropolitan-100439957-primary.idge

Doni te flisni për Porschin tuaj të fundit, jahtin apo avionin privat dhe nuk ndiheni rehat të flisni për këto gjëra në Facebook? Tani vjen një rrjet i ri social për ju. Netropolitan.com është një rrjet i ri social për të pasurit.

Ndryshe nga Facebook apo Twitter ku mund të regjistrohesh falas, për të qenë një anëtar i Netropoliton duhet të paguani një shumë regjistrimi prej 6000 $ dhe një detyrim vjetor 3000 $.

Kjo tarifë do të thotë që përdoruesit nuk do të shohin palët e treta apo reklama sipas Netropolitan. Kompania e përkufizon veten si një klub online për ata njerëz që kanë më shumë para sesa kohë.

Ky rrjet social filloi funksionimin të martën. Anëtarët duhet të jenë mbi 21 vjeç dhe nuk duhet të nxjerrin identitetet e anëtarëve të tjerë jashtë këtij rrjeti social.

Kompania u shpreh se ky rrjet social është tepër diskret dhe nuk mund të aksesohet as nga motorët e kërkimit në internet. Të gjitha mesazhet apo postimet janë të kriptuara.

Krijuesi i këtij rrjeti social është James Touchi Peters, një kompozitor amerikan, drejtuesi kryesor i Orkestrës Filarmonike të Minesotas.

Një zëdhënës i faqes refuzoi të thoshte se sa është numri i anëtarëve të regjistruar, por shtoi se rrjeti social u lançua me një numër të kualifikuar anëtarësh të cilët testuan faqen.

Kompani njoftoi se së shpejti do të jetë i disponueshëm dhe aplikacioni për Android dhe Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>