Lajmet

Krijohet një kasë për iPhone 6 që mund “të kurojë” veten nga gërvishtjet

Sep 14 2014
0 Shpërndarje
Krijohet një kasë për iPhone 6 që mund “të kurojë” veten nga gërvishtjet

hydra-1.pngÇdokush që ka përdorur ndonjëherë një iPhone, e di shumë mirë se ata mund të gërvishten fare lehtë. Dhe nëse ju do të përdorni një kasë mbrojtëse ajo do të konsumohet me kalimin e kohës dhe nuk do të jetë më në gjendje të kryejë punën e saj.

Sipas Engadget, kompania Innerexible do të hedhë në treg një kasë për iPhone 6 më 19 shtator që mund “të kurojë” veten nga gërvishtjet. Kjo është e ngjashme me teknologjinë që LG përdor në smartfonin e tij G Flex, xhami i të cilit mund të reduktojë gërvishtjet e vogla.

Por nga testimet rezulton se kasa e re për iPhone 6 është në gjendje të zhdukë gërvishtje më të mëdha.

Pasi bëhet një gërvishtje, duhen vetëm 30 sekonda që ato të zhduken vetvetiu. Është e rëndësishme të thuhet se faktori kyç që ndikon në shpejtësinë e zhdukjes së gërvishtjeve është temperatura.

Sa më e ngrohtë të jetë kasa aq më shpejt nuk do ti shihni më gërvishtjet. Kjo kasë e quajtur Hydra do të jetë në shtije për 25 $.

Engadge raporton se në tetor do të jetë e disponueshme dhe një kasë e tillë për iPhone 6 Plus. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>