Harduer

Krijohet pajisja që karikon telefonin tuaj nëpërmjet tingujve

Aug 18 2014
0 Shpërndarje
Krijohet pajisja që karikon telefonin tuaj nëpërmjet tingujve

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Queen Mary në Londër dhe hulumtues tek Nokia kanë krijuar një pajisje, e cila mund të prodhojë elektricitet nga zhurmat dhe tingujt. “Me furnizimin nga tingujt dhe dridhjet, mund të përmirësohet përdorimi i pajisjeve elektronike, duke funksionuar edhe më shumë, pa pasur nevojë për t’u lidhur me një ushqyes.

tingujt

Mund të jetë e dobishme gjithashtu për ambientin, nëse ne mund të përdornim një sasi të vogël të energjisë (drita, tingujt, lëvizjet, nxehtësia) në mjedis, ne do të kemi më pak nevojë për prodhim të elektricitetit nga djegia e fosileve”- u shpreh një nga pjesëtarët e këtij projekti.

Nuk dihet ende nëse kjo teknologji do të përdoret për telefonët inteligjentë. Pajisja, e cila krijon elektricitet nga tingujt ka një madhësi të përafërt me telefonin inteligjent Nokia Lumia 925. Prototipi i kësaj pajisje përdor oksidet e zinkut dhe kthen vibrimet, të cilat shkaktohen nga tingujt në elektricitet. Ky krijim u frymëzua nga një kërkim i mëparshëm shkencor i bërë nga Universiteti Queen Mary i Londrës. Ky kërkim shkencor kishte të bënte me mënyrën se si muzika pop përmirësonte veprimtarinë e qelizave solare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>