Lajmet

Krijohet rrjeti i ri social LikeMind

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Krijohet rrjeti i ri social LikeMind

LikeMind ashtu si e tregon edhe emri është një rrjet social që shërben për gjetjen e njerëzve me interesa, opinione ose ide të ngjashme.

Ky rrjet është dizajnuar për të mundësuar shoqërizimin e personave bazuar në të përbashkëtat midis tyre. LikeMind është i disponueshëm fillimisht vetëm për sistemin iOS dhe ka për qëllim të afrojë njerëzit akoma më tepër duke ju dhënë një arsye për këtë gjë.

LikeMind mund të mendohet si rrjet social, por dhe pjesërisht si listë interesash. Pjesa e rrjetit social është pak a shumë e njohur, përdoruesi duhet të krijojë profilin personal, të vendosë foto si dhe të sigurojë informacionet kryesore për veten. P

ërsa i përket pjesës së listës së interesave, çdo përdorues duhet të paraqesë në këtë profil virtual disa karakteristika që e identifikojnë si dhe përcakton se çfarë është duke kërkuar në të vërtetë. Në këtë mënyrë njerëzit nxiten më tepër për të kontaktuar persona të veçantë.

Numri i bisedave on line është i limituar deri në 6 në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësi të përgjigjet dhe gjithashtu duhet ditur se këto biseda nuk mund të realizohen në qoftë se të dy personat nuk kanë publikuar preferencat e tyre. Kjo bëhet në mënyrë që të parandalohen bisedat me persona që përdoruesi nuk ka interes t’i njohë.

Problemi i vetëm me LikeMind qëndron në faktin se është në fillimet e veta. Ashtu si çdo rrjet social në fillim nuk ka shumë përdorues dhe është e vështirë që të gjesh shumë persona që kanë të njëjtat interesa.

Një pengesë tjetër përbën pamundësia për të përfituar të gjitha opsionet në qoftë se nuk paguan për të fituar pikë të caktuara ose në qoftë se nuk fton miq të tjerë për t’ju bashkuar kësaj platforme. (PCWorld Albanian)

likemind

Lajmet e fundit>