Lajmet

Krijohet ScratchJr, një aplikacion që i mëson bazat e kodimit fëmijëve të kopshtit

Oct 1 2014
0 Shpërndarje
Krijohet ScratchJr, një aplikacion që i mëson bazat e kodimit fëmijëve të kopshtit

APPKy aplikacion programimi kompjuterik është aq i thjeshtë për tu përdorur sa dhe fëmijët e vegjël mund të mësojnë prej tij. Zhvilluesit në Masachusets kanë krijuar një aplikacion bazik kodimi të dizenjuar posaçërisht për fëmijët 5 vjeçarë.

Këta fëmijë që akoma nuk dinë të lexojnë, mund ta përdorim aplikacionin për të krijuar lojërat dhe historitë e tyre. Gjithashtu ata mund të grupojnë së bashku blloqe programimi grafik për të ndërtuar personazhet e tyre të preferuar dhe elementë të tjerë lojërash apo ti modifikojnë, tu shtojnë zërin e tyre dhe fotot.

Një zhvillues në Institutin e Teknologjisë në Masachusets u shpreh: “Kur njerëzit mendojnë për gjuhët programuese ata supozojnë diçka tepër të sofistikuar, por jo gjithmonë duhet të jetë kaq e komplikuar.”

Ky projekt u financua me një fond prej 1.3 milion dollar nga National Science Foundation. Ai ka si qëllim ti ndihmojë fëmijët të jenë më kreativë dhe të arsyetojnë në mënyrën e duhur. Aplikacioni është falas dhe tashmë është në përdorim të fëmijëve të kopshtit në shkollën Eliot-Pearson në Medford.

Fëmijët janë shprehur shumë entuziastë për këtë ide novatore duke thënë se i ka ndihmuar të përqendrohen dhe të përdorin imagjinatën. Aplikacioni është lançuar në qershor në platformat iPad dhe zhvilluesit po punojnë të sjellin dhe versionet për Android dhe për kompjuterë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>