Lajmet

Krijohet softueri që mundëson “leximin” e ëndrrave

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Krijohet softueri që mundëson “leximin” e ëndrrave

Një institut kërkimor në Japoni ka njoftuar zbulimin e një metode për analizimin e valëve të trurit që mund të përdoret për të dalluar se për çfarë është duke ëndërruar një person i caktuar.

Kjo metodë e përcakton subjektin e ëndrrës në një prej 20 kategorive të përgjithshme me një saktësi prej 70%.

Laboratori ka krijuar një softuer që mund të identifikojë valët e trurit që i përkasin një koncepti të përgjithshëm si “libër”, “ushqim” ose “femër”.

Instituti ku u prezantua ky zbulim Advnced Telecommunications Research (ATR) ka deklaruar se kërkon ta shfrytëzojë këtë kërkim për të përmirësuar ndërfaqen e makinerive të trurit.

Një përdorim efektiv i këtij zbulimi do të ishte rasti i personave kur janë zgjuar, por kanë vështirësi të shprehen si p.sh njerëzit me sëmundje mendore ose ata persona që kanë haluçinacione.

Për të kryer eksperimentin janë testuar tre subjekte të ndryshëm me përdorimin e EEG (electroencephalogram) dhe janë vënë në gjumë brenda një makine MRI që maste njëkohësisht valët e trurit.

Sapo identifikohej një objekt i caktuar subjekti zgjohej menjëherë dhe pyetej se çfarë po shihte në ëndërr.

Ky proces u përsërit 200 herë tek çdo person dhe u krijua kështu një bazë të dhënash me objekte nga ëndrrat që i përkisnin një forme vale të caktuar.

Kjo mënyrë krijimi baze të dhënash mund të përdoret për të përcaktuar saktësisht se për çfarë po ëndërron një person i caktuar.

Nga testimet është arritur në përfundimin se rezultatet janë më të sakta kur personi zgjohet menjëherë brenda 15 sekondash pasi sa më shumë kohë të kalojë aq më shumë rriten shanset që të mos kujtohet objekti i ëndërruar.

Studiuesit nuk janë të sigurt nëse mund të identifikohen ngjyrat ose jo nga format e valëve të trurit. (PCWorld Albanian)

endrra

Tags >

shkence
Lajmet e fundit>