Lajmet

Krijohet Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Krijohet Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së

SPP nga sot do të jetë partneri më i mirë dhe më i sigurt për të gjithë punëtorët e PTK-së. Vëlenë të theksohet se vetëm në ditën e parë (sot) ne kemi një nismë inkurajuese të anëtarësimit dhe saktësisht 217 anëtarëve dhe kjo do të vazhdoi.

Shitja e PTK-së ka sjellë në një gjendje të mjerueshme statutit e punëtorët e PTK-së, të cilët nuk kanë gjete asnjë rrugë për mbrojtjen e interesave dhe kërkesave të tyre. Pas një konsulte të gjerë me të gjithë punëtorët e PTK-së, ka dalë nevoja për krijimin e një sindikate të re e cila do t’i mbrojë interesat e tyre.

Qëllimi kryesor i SPP-së është që ta detyroj punëdhënësin që të respektoi rregullat e punës, t’i ndjekë proceduar dhe ankesat e punëtorëve dhe të mbrojë ata sa herë kanë të drejtë, të shoh se a respektohen rregullat e qeverisjes së korporatës, kushte dhe pajisje më të mira për punë për të gjithë punëtorët, avancimin e punëtorëve me përvojë dhe ata të shkolluar, të mbrojë politikat e sigurisë në kompani si dhe kur ka nevojë të negocioj edhe pagat apo bonuset.  

Pjesë e programit zhvillimor të SPP-së është:

  • Sigurimi i punës së punëtorëve për katër (4) vjetë me radhë.
  • Ruajtjen aktuale të pagave, konform pozitës që kanë.
  • Trajtimi i punëtorëve të Postës njësoi si atyre të Telekomi dhe Vala – edhepse mbetët nën Qeverinë e Kosovës.
  • Të lejoi Pensionimin Vullnetar të Parakohëshem
  • Të vlerësohet përvoja dhe dija e punëtorëve
  • Të respektohet nga menaxhmenti dhe me përkrahjën e Sindikatës Profesionistë të Punëtorëve të zgjatët pushimi i lehonisë.

Këshilli aktuale inicues që përfaqëson secilin Rajon të Kosovës (Prizreni, Gjakova, Peja, Mitrovica, Prishtina, Ferizaj dhe Gjilani) përbehet nga njerëz të diplomuar dhe shumica prej tyre të maxhistruar në sektorët përkatës; si ekonomi, biznes, jurispondencë, telekomunikacion dhe sektor të tjera.  

Keshilli inicues i SPP-së përbëhet nga:

  • Seremb Gjergji – SPP
  • Gazmend Isufi – SPP
  • Sadri Shala – SPP
  • Elvira Mala – SPP
  • Arben Mehmeti – SPP
  • Munip Gashi – SPP
  • Bashkim Fazliu – SPP
  • Sabri Haziri – SPP
  • Etibon Fetaj – SPP

Në fund të vitit, pas konsolidimit të përgjithshëm, do të zhvillohen zgjedhjet të cilat do të ri-zgjedhin edhe kryesin e re e cilat do ta ketë mandati për tri (3) vjet.  

Aktualisht janë ndarë komisionet të cilat do të merren me çështjet aktualisht më të rëndësishme për interesat e punëtorëve si:  

Bashkëpunimi me qeverinë rreth çështjeve për mbrojtjen e punëtorëve
Përcaktimi i kushteve nga SPP e PTK-së për kontratën finale të shitjes që do t’i dorëzohet blerësit. Në këtë çështje konsultime janë zhvilluar me Aksionarin.
Komisioni për hartimin e politikave operativë të Sindikatës, dhe komisione të tjera sipas nevojës

Gjithashtu do të adresohen çështjet individuale të brendshme të punëtorëve të cilat sindikata paraprake nuk i ka adresuar asnjëherë.  

Anëtarësimi në Sindikatën Profesionale të Punëtorëve të PTK-së do të jetë 0.5% e pagës mujore. Ky vendim është bërë për shkak të krizës globale financiare që e ka prekë edhe Kosovën. Poashtu, pas aplikimit të sigurimit shëndetësorë në PTK, ndihmesa e punëtorëve do të orientohet shumë në mirëqenien e tij në punë e jo në aspektet shëndetësore. Të gjithë anëtarët tanë çdo 6 muaj do të njoftohen për të gjitha proceset financiare dhe për të gjitha projektet e realizuar për atë kohë.

Sindikata Profesionale e Punëtorëve të PTK-së Mision dhe Vizion të saj ka kujdesi dhe mirëqenien e të gjithë punëtorëve të PTK-së.

Lajmet e fundit>