Lajmet

Krijoni anketa online me ndërfaqen Typeform

Sep 15 2013
0 Shpërndarje
Krijoni anketa online me ndërfaqen Typeform

anketaNëse ju duhet të bëni një anketë për një grup të madh njerëzish, Typeform ofron një ndërfaqe intuitave dhe shumë opsione, të gjitha pa pagesë.

Një formë mjaft e përshtatshme për të krijuar anketa online ka qenë me Google Docs, por Typeform ka një ndërfaqe shumë më të mirë dhe disa opsione shtesë.

Ai që e nis anketën iu mundëson që të merrni dhe të vendosni 20 lloje të ndryshme të pyetjeve, secila nga të cilat ka shumë opsione që kërkojnë përgjigje ose shtim të multimediave.

Sapo të keni mbaruar, thjesht shpërndajeni lidhjen për anketën tuaj dhe shikoni rezultatet e anketës në një faqe që ofron analizim të lehtë për t’u lexuar.

Typeform është në fazën testuese beta dhe iu mundëson të krijoni tri forma me 20 pyetje dhe 5,000 përgjigje së pari. Shpërndarja e disa fjalëve për të në një rrjet shoqëror do të bëjë largimin e kufizimeve. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>