Softuer

Krijoni aplikacione portative me P-Apps

Jan 21 2012
0 Shpërndarje
Krijoni aplikacione portative me P-Apps

Shumë programe ofrojnë versione portative për përshtatje të nevojave të përdoruesve, por nuk është e gatshme për të gjithë.

Nëse ju dëshironi të krijoni versione portative të instaluesve të softuerëve, ju mund të shikoni P-Apps. P-Apps e izolon aplikacionin nga sistemi operativ dhe ua mundëson që ta përdorni atë nga ndonjë USB.

P-Apps së pari e merr një pamje të sistemit tuaj para se të instalohet programi. Ai pastaj e merr sërish një pamje të sistemit tuaj pasi të jetë instaluar softueri. Ai pastaj i krahason pamjet dhe i ruan dallimet, si skedarë të rinj, hyrje të reja, etj., në një pako portative të softuerit të instaluar në kompjuter.

Kështu që pasi ta keni shkarkuar atë, ju duhet së pari të bëni një skanim para instalimit, pastaj ta instaloni softuerin që dëshironi dhe pastaj ta bëni skanimin pas instalimit. Ndryshimet pastaj ruhen ndaras.

Klikoni këtu për të shkarkuar P-Apps./pcworldalbanian 

Lajmet e fundit>