Lajmet

Krijoni dhe ndani lista destinacionesh me versionin e ri të Google Maps

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Google shtoi disa ngjyra sociale në aplikacionin e hartave Google Maps ditën e sotme. Aplikacionin Android dhe iOS bën të mundur krijimin dhe shpërndarjen e listave të destinacioneve me miqtë madje edhe ti ndiqni listat e tët tjerëve. Krijoni dhe ndani lista destinacionesh me versionin e ri të Google Maps Photo Source: Google

Diçka e tillë është e mundur edhe në Google Maps në desktop madje listat janë të disponueshme edhe në hartat offline. Versioni i ri i aplikacionit është i disponueshëm në Google Play dhe Apple App Store që në këtë moment.

E nëse jeni një guidë lokale në Google Maps, këtë mundësi e keni pasur prej kohësh. Për ta përdorur veçorinë e re hapni aplikacionin Google Maps dhe kërkoni një vendodhje. Ajo mund të jetë një restorant, bar apo dyqan por edhe një pikë në hartë.

Me pas mjafton të klikoni butonin “Save” i cili shfaqet në panelin e detajeve për vendodhje. Listat mund ti ndanin edhe përmes një lidhjeje. Klikimi i saj ju drejton tek lista ndërsa ju duhet edhe një tjetër klikim nëse doni ta ndiqni.

Veçoria e re do e vendosë Google Maps përballë Foursquare dhe startupeve si Soon dhe Spot. Listat nuk mund të kërkohen siç funksionon në Foursquare

Në ueb ato do të jenë të disponueshme vetëm përmes lidhjeve ndërsa eksperienca e plotë e krijimit të tyre në këtë platformë do të vijë në muajt në vijim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>