Ja se si

Krijoni dhe ruani backup të jashtëm dhe të lirë të dhënash

Apr 1 2010
0 Shpërndarje
Krijoni dhe ruani backup të jashtëm dhe të lirë të dhënash

Fillimisht formuloni një plan shkëmbimi me biznese të tjera apo një mik: ju strehoni backup-in e tyre dhe ata tuajin. Ky kryqëzim duhet të jetë i mjaftueshëm për pjesën më të madhe të bizneseve të vogla dhe kompanive të mesme.
Dhe në vend që të përpiqeni të ngarkoni gjithçka në një vendndodhje të largët, bëni një backup lokal për pak orë dhe më pas zhvendosni diskun apo mjetin e ruajtjes në vendin e paracaktuar. Edhe po të përfshini kohën e udhëtimit apo të postimit të të dhënave, vonesa do të jetë më e vogël – dhe më pak e rëndë për brezin tuaj të internetit sesa të ngarkoni qindra gigabajt të dhëna online.

CrashPlan (www.crashplan.com) ofron një mënyrë për të ndërtuar sistemin. Nëse keni më pak se dhjetë kompjuterë – PC, MAC apo Linux – për backup, blini një licencë 60$ për secilin dhe siguroni ruajtjen tuaj, qoftë e lidhur në rrjet apo një disk për backup lokal si dhe një disk për ruajtje jashtë vendit.

Aktivizoni programin e backup-it dy herë dhe ai bën kopje të arkivave tuaj në secilën nga vendndodhjet. Më pas dërgoni diskun e jashtëm tek cilido me të cilin keni bërë marrëveshjen e shkëmbimit. Pasi dhe ky person të ketë instaluar programin, ju mund të vazhdoni të përditësoni backup-in tuaj të largët pa paguar shërbime të mëtejshme mujore.

Megjithëse metodat e sajuara vetë mund t’ju kursejnë paratë e faturave mujore, CrashPlan gjithashtu ofron opsione të tjera, të cilat përfshijnë një opsion për ruajtje mujore; provoni versionin falas për një periudhë të shkurtër dhe vlerësoni a i përshtatet nevojave tuaja. Apo, nëse keni mbi dhjetë sisteme, provoni CrashPlan Pro, i cili në parim është i njëjti versionin për zyra të vogla.

Lajmet e fundit>