Ja se si

Krijoni infografika me Visual.ly (Infografik)

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Krijoni infografika me Visual.ly (Infografik)

Si të krijoni infografika?

Nëse jeni të interesuar që të krijoni infografikën tuaj, Visual.ly ju ofron veglat për ta bërë këtë gjë. Twitterize Yourself është një vegël që ju ndihmon në krahasimin e vetes me ndonjë përdorues tjetër të rrjetit Twitter. Faqja do të shtojë shabllone shtesë për të ndihmuar grupet me të dhëna që t’i paraqesin hulumtimet e tyre në rrugë interesante.

“Veshjet” dhe “shtojcat” zgjedhen duke u bazuar në fjalëkyçe që janë të lidhur me profilin tuaj. Në këtë faqe ofrohen disa diagrame të të dhënave që përshkruajnë sasinë e cicërimave, përcjellësve, njerëzve të cilët ju jeni duke i përcjellur dhe sasinë e cicërimave që i shihni çdo ditë dhe mund të gjeni se kush është ricicërues më i madh, kush është më i shoqërueshëm, kush është më interesant dhe çfarë vlera të krahasueshmërisë zotëroni, po ashtu edhe potencialin tuaj në tema të ndryshme.

Posa që e keni krijuar infografikën tuaj me Visual.ly, ju mund ta shpërndani me shokët tuaj përgjatë rrjetit Facebook ose Twitter dhe, lehtësisht, edhe në blogun tuaj.

Provojeni http://visual.ly për të krijuar infografika online./pcworldalbanian

Tags >

infografik
Lajmet e fundit>