Lajmet

Krijoni korniza për fotot e profilit me veçorinë më të re të Facebook

Dec 9 2016
0 Shpërndarje
Krijoni korniza për fotot e profilit me veçorinë më të re të Facebook

cep_screenshot1Facebook po shkëput një tjetër faqe nga katalogu i Snapchat dhe asaj çfarë e bën të veçantë këtë të fundit duke u mundësuar përdoruesve të krijojnë foto profili me kornizat e dëshiruara.

Veçoria e re e cila do të jetë e disponueshme për të gjithë, përfshi edhe faqet, do të krijojë për përdoruesit korniza për fotografitë e tyre. Gjithashtu Facebook po prezanton disa efekte të reja që mund të aplikohen në foto dhe video në funksionalitetin e kamerës brenda aplikacionit Facebook. Ky i fundit është i disponueshëm vetëm në Irlandë.

Duke përdorur një mjet të thjeshtë i cili nuk kërkon aftësi të larta teknike, të gjithë mund të zhvillojnë dhe pastaj të ngarkojnë korniza që mund të përdoren nga të gjithë në Facebook. Kornizat u dedikohen ekipeve, bizneseve, kauzave, evenimente apo çfarëdo gjëje që doni të promovoni.

cep_screenshot2

Për të realizuar këtë fillimisht duhet të dizenjoni kornizën në programin tuaj të preferuar të dizajnit, ta ruani në formatin PNG dhe më pas ta ngarkoni në Facebook ku mund të shtoni më shumë detaje.

Hapi final është aprovimi nga Facebook. Rrjeti social thotë se kornizat duhet të jenë brenda politikave të përdorimit që të publikohen. Ky proces aprovimi është me qëllim që të shmangen fyerjet publike apo përmbajtjet ilegale. Kjo platformë do të ofrohet fillimisht në Kolumbi, Meksikë, Tajvan, Britani dhe Irlandë.

Kornizat e bazuara në vendodhje

Të mundura falë funksionalitetit të kameras brenda aplikacionit Facebook, nëpërmjet kësaj veçorie e cila do të ofrohet fillimisht vetëm në Irlandë, përdoruesit mund tu vendosin fotove të tyre korniza të cilat janë specifike për një vendodhje të caktuar. Këto korniza mund të krijohen përmes mjetit të përmendur më lart.

Konkretisht vizitoni një restorant dhe ndërsa po realizoni foto, do tu shfaqen kornizat e bazuara në vendodhje, që do të thotë se mund ti shtoni fotos kornizë të pronarit të restorantit dizenjuar pikërisht nga ky i fundit.

Sigurisht e gjitha që u tha më lartë vjen nga Snapchat dhe ishte çështje kohe përpara se Facebook të bënte të njëjtën gjë. Veçoritë do të jenë të disponueshme përmes kamerës brenda aplikacionit të Facebook. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>