Softuer

Krijoni libra me imazhet tuaja në Instagram

Jul 19 2011
0 Shpërndarje
Krijoni libra me imazhet tuaja në Instagram

Blrub thekson se integrimi krijon imazhe profesionale kualitative dhe printim në cilësi të lartë, për shkak se kompania në mënyrë automatike rrit rezolucionin e imazheve të fotografuara nga kamera e telefonit me Instagram, për të siguruar një printim ashtu si duhet. Ju mund të zgjidhni formate të ndryshme të faqeve, ndërsa çmimi fillestar niset prej 11 dollarë. 

Për të krijuar një libër, TechCrunch thekson se përdoruesit duhet të kyçen në llogarinë e tyre në Instagram në Blrub. Më pas imazhi më i popullarizuar bazuar në numrin e “likes” që ka marrë, vendoset si fotografi e ballinës. Fotografitë më të fundit më pas paraqiten në mënyrë të automatizuar në libër dhe mund të shikohen dhe editohen paraprakisht, para se të bëhet blerja.

Instagram në anën tjetër nuk po ka të ndalur. Shërbimi për shkëmbim të fotografive ka arritur në mbi 5 milion përdorues dhe ka arritur të ketë mbi 100 milion fotografi të shkëmbyera deri më sot. Mundësia për të krijuar libra nga fotografitë tuaja në Instagram është diçka shumë atraktive sepse shërbimi i shkëmbimit të fotografive ju mundëson të aplikoni disa lloje filtrash në fotografitë tuaja për t’i bërë ato më të bukura dhe më internate. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>