Lajmet

Krijoni një stacion personal radio për muzikë me miqtë tuaj në Facebook nëpërmjet EQuala

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Krijoni një stacion personal radio për muzikë me miqtë tuaj në Facebook nëpërmjet EQuala

Aplikacioni EQuala mundëson gjurmimin dhe dëgjimin e këngëve të preferuara të miqve tuaj në Facebook.

Aplikacione të ngjashme që ofrojnë këtë shërbim kanë kohë që qarkullojnë, megjithatë EQuala ka disa veçori shtesë interesante. Së pari krijon një stacion të personalizuar radio në internet që bazohet drejtpërdrejt në muzikën e postuar në profilet e miqve që ju vetë keni përzgjedhur. Së dyti ju mund të përcaktoni shkallën e influencës së tyre duke i renditur miqtë sipas preferencës.

Për të aktivizuar aplikacionin duhet që të logoheni në llogarinë tuaj në Facebook në mënyrë që EQuala të ketë akses në shërbimet e dorës së tretë që ju përdorni për të dëgjuar apo për të ndarë muzikën që preferoni me të tjerët. Më pas mund të krijoni stacionin tuaj personal të radios nëpërmjet miqve apo përdoruesve të EQuala. Për tu siguruar nësë muzika e dikujt vlen të dëgjohet mjafton të kërkoni atë person dhe të shihni listën me këngët më të fundit që ka dëgjuar.

Sapo të keni populluar mund të përcaktoni një renditje të miqve (njëkohësisht të muzikës) sipas dëshirës. Kjo listë mund të ndryshohet sa herë të dëshironi me shtimin ose heqjen e miqve.

Mos harroni se dhe ju mund të shërbeni si burim muzike për miqtë tuaj ashtu si ata shërbejnë për ju. Të gjitha këngët që ju dëgjoni nëpërmjet çdo shërbimi që ofron muzike dhe ka lidhje me Facebook mund të shihen prej tyre.

Risqet e piraterisë së muzikës në vitin 2013

“Nëpërmjet këtij aplikacioni dëgjimi i muzikës nuk do të jetë më një eksperiencë e izoluar. EQuala i jep muzikës një kontekst të vërtetë social pasi këngët lidhen me persona specifikë dhe lënë gjurmë që personifikojnë shijet e tyre” tha Lior Aharoni, një prej krijuesve të EQuala-s. (PCWorld Albanian)

Equala

Lajmet e fundit>