Ja se si

Krijoni prezantime cilësore dhe falas pa përdorur Microsoft Power Point

Feb 5 2015
0 Shpërndarje
Krijoni prezantime cilësore dhe falas pa përdorur Microsoft Power Point

prezi-sample

Gjithësecili ka dëshirë të përfitojë dhe të argëtohet në Power Point. Ai është shumë funksional kur bëhet fjalë për krijimin e prezantimeve me slide. Por Power Point nuk është tërësisht falas. Versioni falas përfshin vetëm karakteristikat dhe veglat esenciale të paketës. Kjo gjë nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve por paketa të ngjashme nga kompani të tjera tani ju ofrohen përdoruesve dhe mbi të gjitha falas. Disa prej tyre janë të afta për të bërë shumë më shumë se sa vetë Power Point. Më poshtë po ju njohim me disa nga alternativat më të mira të ngjashme me Power Point që janë falas:

Bunkr

Aktualisht në versionin beta, u ofron eksperiencën e krijimit të prezantimeve përmes një shfletuesi. Ai është dizenjuar jo vetëm për të inkorporuar dhe ndërthurur përmbajtjet që ju doni por e plotëson prezantimin tuaj dhe me përmbajtje nga uebi duke i bërë më të plotë. Prezantimi juaj do të pasurohet me foto e video nga uebi. Pra nuk do ta keni të nevojshme që si fillim ti shkarkoni këto përmbajtje në kompjuterin tuaj e më pas ti përdorni ato në prezantimin tuaj.

bunkr

Haiku Deck

Ofrohet vetëm për iPad i cili është i disponueshëm edhe në versionin ueb. Gjëja më e vështirë është gjetja e informacioneve dhe figurave për tu implementuar në prezantime. Por Haiku Deck e zgjidh këtë problem duke ofruar akses në miliona images me të drejtë përdorimi të cilat sugjerohen në bazë të temës të prezantimin tuaj. Automatikisht vet aplikacioni ju sugjeron një listë opsionesh që kanë lidhje me prezantimin. Ky aplikacion si fillim u dizejnua vetëm për iPad por tani gjendet dhe në versionin ueb.

haiku-deck-sample

Prezi

Ky aplikacion është i specializuar për prezantimet e animuara. E veçanta e aplikacionit Prezi është mënyra se si ai kalon nga njëri slide në tjetrin, le të themi më mirë se “fluturon”. Ju mund ta punoni prezantimin tuaj në versionin ueb por nëqoftëse nuk keni një lidhje interneti mund të shkarkoni aplikacionet për Windows, Mac apo iOS. Ky version është falas por nëse doni të përfitoni akoma më shumë mund të abonoheni në planin tarifor Prezi Pro për 10 dollar në muaj.

Prezi_edit

(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>