Siguri

Krijoni suitën personale të sigurisë, pa pagesë

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Krijoni suitën personale të sigurisë, pa pagesë
Suitat all-in-one janë në modë gjatë këtyre ditëve. Sigurisht, mund të mblidhni programe pa pagesë, të ngjashëm me suitat, por kush dëshiron të merret me zbulimin se cilat aplikacione punojnë së bashku dhe me cilat nuk ia vlen të merresh fare? Këtë punë të bezdisshme e bëjmë ne. Jemi lodhur shumë që ju të keni një udhërrëfyes të lehtë për ta ndjekur, e që do t’ju ndihmojë në krijimin e suitës suaj pa pagesë. Testuam këto aplikacione në Windows XP dhe doli se të gjitha

nuk punojnë në Vista, por kemi bërë disa sugjerime zëvendësuese që mund t’i konsideroni nëse në kompjuter keni Vista. Mos harroni se këto shkarkime janë pa pagesë dhe vetëm për përdorim shtëpiak.

Baza e Antivirusit
Për koleksionin tonë pa pagesë morëm AVG Free 8.0. Instalohet lehtë e punon në XP dhe Vista. Gjithashtu edhe versionet e tij me pagesë nuk janë keq, sepse ofron mbrojtje nga spyware dhe adware. Kjo bën që të mos keni nevojë për një program të veçantë antispyware. Në përgjithësi bën një punë mjaft të mirë në teste zbuluese të bazuara mbi informacionin e organizatave si AV-Test.org (këto teste zakonisht vlerësojnë produktin e paguar, por si versionet pa pagesë dhe ato me pagesë përdorin të njëjtin skaner të bazuar në firmat e viruseve). Por, AVG Free ka dhe disa limite. Edhe pse aplikacioni arrin të zbulojë dhe bllokojë një malware para se ato të pushtojë PC-në tuaj, nuk arrin të zbulojë apo largojë një rootkit që është infiltruar me sukses në kompjuter. Gjithashtu, aftësia e tij për të zbuluar kërcënime të reja, që ende nuk kanë nënshkrim të plotë, në përgjithësi nuk është e mirë. Por hej, është falas! Shkarkojeni nga find.pcworld.com/61327. Kur ta instaloni, do t’ju kërkohet instalimi i një shiriti veglash për shfletues, por nuk keni nevojë ta merrni për të përfituar veçoritë skanuese të AVG për linqe, që kërkon për kode sulmuese te rezultatet e kërkimit në internet dhe vendos një ikonë treguese të sigurisë afër secilit rezultat. Nëse përdorni AVG, do të gjeni dhe një surprizë të pakëndshme. E kemi fjalën për ThreatFire, që shërben për zbulimin e malware dhe duket si një çiftim i mrekullueshëm me AVG, por versioni momental 3.5, bie në konflikt me AVG-në dhe shkakton shpesh bllokim të sistemit. PC Tools, krijuesi i ThreatFire, thekson se po punon mbi një arnim, por tani për tani ju duhet të evitoni përdorimin e përbashkët të tyre .

Një mur i jashtëm mbrojtës
Pasi instalojnë antivirusin, shumë persona zëvendësojnë murin mbrojtës (Firewall) të Windows XP me një mur tjetër mbrojtës për të rregulluar trafikun e jashtëm. Kjo strategji mund të ndalojë programet e dëmshme (malware) që kanë pushtuar kompjuterin për të dërguar më pas të dhënat e vjedhura drejt keqbërësve, por edhe muret pa pagesë vijnë me një çmim. Thuajse çdo herë duhet të merreni me pop-ups bezdisës, në momentin që një program i panjohur (për murin mbrojtës) tenton të lidhet në internet. Prapëseprapë, nëse keni nerva të merreni me këto lajmërime, bllokimi nga jashtë mund të jetë mbrojtje e mirë. Për ta marrë këtë mbrojtje, kemi zgjedhur Online Armor Personal Firewall Free (find.pcworld.com/61329). Edhe pse nuk ka testime të pranueshme universale të mureve mbrojtëse, Online Armor kreu punë mjaft mirë në sfidën e murit mbrojtës. (find.pcworld.com/61130) nga Matousec.com, një test sigurie për shumë mure të tjera mbrojtëse. Pasi keni kaluar përmes instalimit dhe kontrollit të sigurisë, klikoni me të djathtën në ikonën e OA-së që gjendet në system-tray dhe largoni zgjidhjen Program Guard. Kjo veçori, kur është në funksion, shfaq lajmërime të vogla për çdo program të ri që tentoni të instaloni apo shfrytëzoni, në vend që të merret vetëm me aplikacionet që tentojnë të lidhen në internet. Për ne, kjo bezdisje e madhe nuk ia vlente. Online Armor nuk funksion me Vista. Por mund të aftësoni murin mbrojtës të Vista për bllokim të trafikut të jashtëm (standard, ky funksion është i ndalur zakonisht), përmes aplikacionit pa pagesë Vista Firewall Control ( find.pcworld.com/61331 ).

Extra Web-Search Safety
Komponenti Extra Web-Search Safety Link-Scanner nga AVG kontrollon faqet te rezultatet e kërkimit për tentativa të bllokimit të shfletuesit. Për të shtuar paralajmërime për shkarkime të rrezikshme, ankesa të shfrytëzuesve dhe spam potencial, sillni SiteAdvisor në këtë përzierje. Shkarkimi pa pagesë nga McAfee (siteadvisor.com) do të shtojë një ikonë që qëndron afër asaj të AVG-së te rezultatet e kërkimit, së bashku me një tregues të sigurisë për faqen momentale që jeni duke parë.

Ekipi i Pastrimit
Shumë suita all-in-one ofrojnë largimin e “plehrave” nga direktoritë e përkohshme apo eliminojnë rrëmujat në regjistrin e Windows. Për të marrë të
njëjtat veçori në suitën tuaj pa pagesë (qoftë për Windows XP apo Vista), shkarkoni CCleaner (find.pcworld.com/61332). Gjatë instalimit, mbani një sy mbi një kuti kontrolluese që do t’ju kërkojë instalimin e shiritit të veglave të Yahoo, që nuk është aspak i dobishëm. Mos e zgjidhni këtë kuti nëse nuk dëshironi këtë shirit veglash. Kur ta përdorni mbani në mend se ndoshta nuk duhet të hidhni çdo gjë që sugjeron CCleaner apo ndonjë program tjetër për
largimin e “plehrave”, si për shembull historinë e shfletimit apo listën e dokumenteve më të fundit hapur në Windows Explorer. Çdoherë që përdorni një pastrues apo optimizues të regjistrit, sigurohuni të bëni një back-up në rast se diçka shkon gabim (CCleaner ofron këtë funksion sa herë që e përdorni).

Shpërblimi për Siguri të Shtuar
Me këtë vegël të fundit, suita juaj do të shkojë më tej nga ajo që mund të ofrojë suita më e paguar. Ngarkuesi pa pagesë VirusTotal (find.pcworld.com/61333) ofron një opsion të klikimit të djathtë në Explorer, për të ngarkuar çfarëdo skedari të dyshimtë nën 100MB në VirusTotal.com, ku një numër prej 35 motorësh të ndryshëm antivirus skanojnë njëkohësisht. Kjo pasi asnjë aplikacion antivirus i vetëm nuk mund të zbulojë çdo gjë. VirusTotal ofron një linjë të dytë të mrekullueshme (dhe të lehtë për t’u përdorur) të sigurisë. Nëse merrni konfirmimin vazhdo më tej nga të gjithë motorët, atëherë me siguri që pothuajse jeni të sigurt. Nëse shihni një apo dy paralajmërime të krijuara me zë, skedari me siguri që është i sigurt, pasi paralajmërimet janë me siguri alarm fals. Por nëse pranoni diçka si shtatë apo më shumë paralajmërime të ndryshme dhe disa nga ato emërojnë një kërcënim specifik, keni kujdes! Sidoqoftë, si shkëmbim për një përpjekje pakëz më të madhe, ky koleksion pa pagesë mund t’ua mbajë PC-në të sigurt dhe funksional

Lajmet e fundit>