Ja se si

Krijoni Ueb faqe falas me Ucoz

Jul 23 2012
0 Shpërndarje
Krijoni Ueb faqe falas me Ucoz

Keni arritur tek ky shkrim për të krijuar një Ueb faqe dhe mbase jeni duke u brengosur sa i përket pagesës së domenit dhe hostit, por këtu ne do të ju tregojmë se si të krijoni një Ueb faqe pa paguar asgjë madje as për domen e as host. 

Kjo tingëllon bukur, apo jo? 

Për shkak të përmirësimeve që bëhen në zhvillimin e Uebit, janë një numër shërbimesh që ofrojnë hosting pa pagesë e që ofrojnë veçori të kufizuara si dhe përdorim të kufizuar. Këtu do t’jua paraqesim një ndërtues interesant të Uebit, të quajtur ucoz.com, që ofron mundësinë për të krijuar Ueb faqe pa pagesë me hapësirë të pakufizuar të hostit. 

Dhe me këtë artikull duam që t’jua shpjegojmë rrugën se si të krijoni një Ueb faqe pa pagesë me ndihmën e ndërtuesit Ucoz pa pasur nevojë që të keni njohuri në lidhje me kodim të Uebit. 

Ucoz është një vegël ndërtimi e Uebit ku ju mund të krijoni çfarëdo lloj Ueb faqeje, qoftë ajo një faqe personale, apo edhe faqe të komunitetit ose dyqaneve online apo edhe faqe edukative. Më tepër se një milion Ueb faqe aktive janë krijuar duke përdorur këtë vegël që ofron një gamë të gjerë veçorish për ndërtim të Ueb faqes si: 

-Krijim të shpejt dhe të lehtë të Ueb faqeve duke përdorur edituesin virtual dhe ndërtuesin e blloqeve hap-pas-hapi 

-Mundësia për të zgjedhur një varg shabllonësh në kutinë e shabllonëve 

-Mundësia për të shtuar bookmark, Ueb faqe drejtuese për diku tjetër, ndalimi i klikimeve me butonin e djathtë, menaxhimi i komenteve etj. 

-99% të kohës është funksional 

-Përkrahje për 13 gjuhë të ndryshme 

-Mbështetje teknike dhe nga forumet për përgjigje të shpejta të pyetjeve tuaja 

Ju mund ta merrni një panel të ndarë të kontrollit për të menaxhuar të gjitha opsionet e Uebit tuaj si ndryshimi i tërësishëm i dizajnit, krijimi i posteve për blog, kategoritë dhe menytë, menaxhimi i opsioneve të domenit dhe madje ju mund të ruani të gjithë skedarët e Ueb faqes suaj për t’ju shmangur përpjekjeve nga sulmet e mundshme keqdashëse. 

Duke e përdorur ndërtuesin Ucoz, nuk ka ndonjë punë të vështirë për t’u bërë, pasiqë e tëra që duhet të bëni është të vizitoni ballinën e Ucoz.com <http://www.ucoz.com/>  dhe të regjistroheni duke përdorur informacionet e juaja për të krijuar një Ueb faqe dhe të shihni se sa i lehtë mund të jetë krijimi i një faqeje madje brenda pak minutash. 

Nëse e pëlqeni këtë postim, do të donim që të lexonim mendimin tuaj, andaj shkruani në komente dhe shpërndajeni me të tjerët. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>