Harduer

Krijuesi i Android Andy Rubin prezantoi telefonin e tij Essential

May 30 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë veçantia e telefonit është tek forma e implementimit të kamerës frontale mu në mes të ekranit. Me një madhësi prej 5.71 inç ekrani ka rezolucion Quad HD 2560x1312. Krijuesi i Android Andy Rubin prezantoi telefonin e tij Essential Photo Source: Essential

Pas pritjesh të gjata ndjekur nga një video javën e kaluar, pioneri i Android Andy Rubin më në fund zbuloi telefonin e shumëpritur Essential.

Telefoni premium ka një ekran i cili pushton skajet e trupit të telefonit i cili është i mbështjellur në titanium dhe qeramikë. Ekrani mbrohet nga Gorila Glass 5.

Megjithatë veçantia e telefonit është tek forma e implementimit të kamerës frontale mu në mes të ekranit. Me një madhësi prej 5.71 inç ekrani ka rezolucion Quad HD 2560×1312.

 

Fuqizuar nga Android, telefoni ka procesor Snapdragon 835, 4GB RAM, 128GB memorje të brendshme dhe 3,040 mAh bateri. Telefoni vjen me konfigurim kamerash duale 13 megapiksel dhe 8 megapiksel frontale me mbështetje për video 4K.

Gjithashtu Andy Rubin gjeti rastin të prezantonte iniciativën e ardhshme të kompanisë, sistemin operativ Ambien OS. Telefoni kushton 699 dollar dhe është i disponueshëm në katër ngjyra: zezë, gri, bardhë dhe jeshile. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>