Analiza

Krijuesi i Android Andy Rubin po largohet nga Google

Nov 1 2014
0 Shpërndarje
Krijuesi i Android Andy Rubin po largohet nga Google

VRG_7603.0_standard_800.0Andy Rubin i cili ishte bashkëthemelues i projektit Android, tashmë po largohet nga Google. Sipas The Wall Street Journal, Rubin po largohet për të krijuar një inkubator për startupet e harduerit. Vendi i tij do të zëvendësohet nga James Kuffner, një shkencëtar dhe hulumtues në kompaninë Google si dhe profesor në Universitetin Carnegie Mellon.

Në një qëndrim, CEO i Google, Larry Page falënderoi Rubin për punën e tij. “I uroj Andy mbarësi në çdo iniciative të së ardhmes” tha Page. “Me Android ai krijoi diçka fantastike dhe të paharrueshme për më shumë se 1 miliard përdorues. Faleminderit”.

Rubin iu bashkua Google pas blerjes sekrete të Android nga kjo e fundit në vitin 2005. Në vitet që pasuan, ai ndihmoi ta ndryshonte atë nga një projekt startup-i në një biznes tashmë të Google, i cili është sistemi operativ mobile dominues në botë. Përveç punës me Android, Rubin ka punuar po ashtu tek kompania Danger e cila krijoi telefonin mobile Sidekick. Po ashtu ai qëndron pas General Magic të Apple dhe projektit WebTV të cilën e bleu Microsoft.

Kjo lëvizje mbase nuk është një surprizë. Muajin mars, Rubin u larguar nga grupi Android dhe u zëvendësua nga Sundar Puchai. Iniciativa e tij më e fundit ishte të krijonte disa robotë për një projekt të jashtëm. Ekzistonin dhe disa spekulime rreth planeve të Rubin për tu larguar në një startup të quajtur CloudCar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>