Softuer

Krijuesi i Gmail thot se Google Chrome OS do të dështojë

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
Krijuesi i Gmail thot se Google Chrome OS do të dështojë

Arsyetimi i tij është se Chrome dhe Android janë shumë të ngjashëm mes vete, dhe nuk ka asgjë që Chrome mund të bëjë e që nuk mund ta bëjë Android, dhe duke konsideruar se Android veçse është i popullarizuar, ndoshta ia ka të drejtë.

“Chrome OS nuk ka ndonjë qëllim që nuk shërbehet më mirë sesa Android (ndoshta me disa përmirësime mundësohet edhe aftësia për të ofruar përkrahje për një ekran jo të ndjeshëm në prekje). Unë po mendoja se “a është kjo tepër e qartë madje edhe për ta thënë?” por njerëzit me të cilët kam biseduar duket se po e marrin seriozisht punën me ChromeOS, dhe Google madje po dërgon edhe pajisje për arsye disa arsye që nuk i di” u shpreh ai.

Google ka dizajnuar Chrome OS për një treg më ndryshe sesa ai që synon Android OS, por nëse kjo do të mjaftojë për ta bërë të popullarizuar platformën kjo mbetet të shihet, në veçanti kur Google së fundi shpalosi edhe Android  3.0 Honeycomb, që është dizajnuar të jetë edhe më i afërt me Tablet PC. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>