Ja se si

Krimbi i Orkut, një lajmëtar për probleme në OpenSocial?

Aug 10 2008
0 Shpërndarje
Krimbi i Orkut, një lajmëtar për probleme në OpenSocial?

Krimbi i cili arrinte në e-mail, i lajmëronte përdoruesit se atyre i kishte ardhur një porosi në profi lin e tyre nga një përdorues tjetër i Orkut, dhe kështu automatikisht shton “viktimat” në listën e shokëve të krijuesit të këtij krimbi, me rreth 100 persona për minutë duke arritur shifrën prej disa qindra mijëra njerëzve, shkruan në blog-un e tij Kee Hinckley (find.pcworld.com/59705), i cili i pari kishte raportuar këtë sulm.

Ata përdorues të cilët pranonin këtë mesazh duhej vetëm të shikonin profi lin e tyre në Orkut që të shtoheshin në listën e tij.Orkut është i popullarizuar në Brazil, por jo në Shtetet e Bashkuara.Përshkrimi i komunitetit zbulon motivin e këtij krimbi: “Kjo është vetëm për të treguar se si orkut mund të jetë i rrezikshëm, ju keni ardhur këtu, uke mos klikuar asnjë kod të rrezikshëm, çdo gjë ka ndodhur duke lexuar gjëra të pavlera.” Hinckley kishte shkruar: “Mesa duket ka një dredhi diku në filterin e HTML, i cili po i mundëson një Javascript-it të keq të kalojë.” Ai ka vërejtur më vonë se me deaktivizimin e Flash, virusi nuk shpërndahet.Google e cila është duke zhvilluar platformën e vetë OpenSocial, a do të duhej ky sulm të cingëronte zilet e alarmit? OpenSocial i jep “zhvilluesve më shumë kontroll dhe duhet t’i pamundësojë sulmet…por ne jemi duke punuar që t’i zbusim problemet e sigurisë” deklaroi një përfaqësues i Google.

Lajmet e fundit>