Siguri

Krimet digjitale “më të vlefshme” sesa shitja e drogës!

Sep 8 2011
0 Shpërndarje
Krimet digjitale “më të vlefshme” sesa shitja e drogës!

Sipas Symantec, rreth 431 milion të rritur anembanë botës janë viktima të cyber-krimit qysh prej vitit të kaluar, kurse kostoja totale e cyber-krimeve apo të ashtuquajturave krime digjitale lidhet me shumën prej 114 miliard dollarë. dhe kur Symantec llogaritë edhe kohën që kanë humbur klientët ndaj krimit, atëherë vlera rritet edhe njëherë në 274 miliard dollarë dhe në total prej 388 miliard dollarë. Nëse këto shifra janë të besueshme, atëherë kostoja e krimeve digjitale është më e madhe sesa tregtia globale me drogë, mariuanë dhe kokainë, dhe atë bashkërisht.

“Ka një lloj realiteti të çuditshëm në mënyrën sesi njerëzit shikojnë kërcënimin e krimit digjital” tha udhëheqësi këshillues për cyber-siguri pranë Norton, Adam Palmer në një deklaratë. “Gjatë 12 muajve të fundit, tre herë më shumë të rritur janë përgjigjur se kanë përjetuar një krim online krahasuar me një krim offline, por megjithatë një e treta e të anketuarve ka thënë se ka gjasa të bëhen pre e një krimi digjital më shumë sesa e një krimi në botën reale gjatë vitit të ardhshëm”.

Sipas raportit, më shumë se dy të tretat e të anketuarve kanë thënë se kanë qenë pre e krimeve digjitale në jetën e tyre dhe Symantec më tej shton se 10 për qind prej tyre kanë  thënë se kanë qenë viktima të krimeve digjitale edhe në telefonat e tyre. 

Symantec për të përpiluar raportin ka anketuar 12,700 të rritur në 24 shtete dhe ka bërë anketimin prej muajit shkurt deri në mars 2011. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>