Lajmet

Krimi kibernetik, 130 miliardë dollarë u vodhën në 2017

Jan 24 2018
0 Shpërndarje
Raporti i kompanisë së sigurisë kibernetike Norton tregon se gjatë viti të shkuar 978 million njerëz Krimi kibernetik, 130 miliardë dollarë u vodhën në 2017

Hakerat apo piratët kibernetike vodhën 130 miliard dollarë nga konsumatorët vetëm gjatë vitit 2017, 4.6 miliard vetëm nga përdoruesit britanikë të internetit.

Raporti i kompanisë së sigurisë kibernetike Norton tregon se gjatë viti të shkuar 978 million njerëz në botë ranë pre sulmeve kibernetike që i kushtuan para.

Por humbjet nuk janë vetëm financiare, pasi Norton llogariti se cdo viktime ju desh të shpenzonte mesatarisht dy ditë pune për tu përballur me pasojat e sulmit kibernetik. Pjesa më e madhe e krimeve ishin të teknologjisë së ulët, që do të thotë se individët mashtroheshin dhe tregonin informacionet private përmes emaileve të rreme.

Por ka edhe forma të tjera më të shtrenjta krimi kibernetike. Mashtrimi nga dikush që gjoja është suport teknik, kushtoi mesatarisht 60 dollarë. Sulmi nga një virus kushtoi mesatarisht 155 dollarë, ndërsa një blerje e rreme në internet kushtoi 230 dollarë. Thuasje 1 miliard viktima brenda një viti në të gjithë botën, tregon se askush nuk është i sigurt nga krimi kibernetik.

Por fakti i habitshëm, sipas raportit të Norton, është se njerëzit në përgjithësi, dhe viktimat e krimit kibernetik në vecanti, nuk bëjnë aq sa duhet për tu mbrojtur online. Madje Norton thotë se ata që janë mashtruar një herë, ka më shumë mundësi ta pësojnë sërish, pasi mendojnë se nuk do ti bjerë më lapsi, ose gabimisht pretendojnë se tashmë dinë të mbrohen. /Top Channel

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>