Lajmet

Kriminelët kibernetik e kanë shumë të lehtë të zbulojnë informacionet e kartave bankare thotë Universiteti i Newcastle

Dec 2 2016
0 Shpërndarje
Kriminelët kibernetik e kanë shumë të lehtë të zbulojnë informacionet e kartave bankare thotë Universiteti i Newcastle

visa_cards-100696939-largeËshtë e frikshme të mësoni se sa e thjeshtë është për hakerat të vjedhin detajet e kartave të kreditit dhe debitit shkruan Universiteti i Newcastle në një hulumtim.

Mashtruesit arrijnë të gjejnë datat e skadencës dhe kodet e sigurisë së kartave duke bërë tentative të shumta në faqe të ndryshme raportoi ekipi i hulumtuesve.

Pikërisht kjo metodë është përdorur për të hakuar bankën Tesco javët e fundit. I menjëhershëm ishte reagimi i Visa që tha se hulumtuesit nuk kanë patur parasysh sistemin e sigurisë si “Verified by Visa.”

Mohamed Ali, një student i këtij Universiteti tha se sistemi aktual i blerjeve online e ka të pamundur të verifikojë vendosjen gabimisht të kredencialeve të kartave në uebfaqe të ndryshme.

Dhe si rezultat hakerat mund të provojnë pafundësisht ku çdo uebsajt të jep mundësinë e të provuarit të paktën 10 deri në 20 herë.

Gjithashtu uebfaqe të ndryshme kërkojnë informacione të ndryshme të kartës me qëllim verifikimin e saj. Kështu hakerat mjafton të bëjnë lidhjen mes informacioneve për të mësuar detajet.

Provat e pafundme e kombinuar me variacionet e informacioneve e bëjnë shumë të lehtë për hakerat të gjenerojnë detajet e kartave.

Ekipi tha se sistemi i sigurisë së MasterCard raportoi aktivitete të dyshimta pas 10 provash. Ndërsa Visa thotë se hulumtimi nuk merr parasysh nivelet e tjera të sigurisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>