Lajmet

Kriminelët kibernetikë po mundohen që të shmangun mashtrimin nga mesi i tyre

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Ndonjëherë nuk është e lehtë që të jesh një kriminel kibernetikë. Përveç se të ruheni nga autoritetet ju duhet gjithashtu që të kini kujdes se mos mashtroheni. Por një uebsajt ka vendosur që ti ndihmojë këto persona. Kriminelët kibernetikë po mundohen që të shmangun mashtrimin nga mesi i tyre

Ripper.cc ka që në Qershor të vitit të kaluar që mban një databazë të “rrjepësve” ose mashtruesve. Digital Shadows është firma e sigurisë, e cila është duke e hetuar, dhe thotë se ky sajt mundet të ndihmojë tregun e zi online që të lulëzojë.

Mashtrimi është një problem i madh në botën kriminale të kibernetikës, sipas Digital Shadows. Edhe pse hackerat besojnë në nderin mes hajdutëve, disa të tjerë shesin informacion fals, si numra kartash krediti të vjedhura ose kredenciale përdoruesish që rezultojnë të jenë fals.

Megjithatë, Ripper.cc po ndërton një databazë të mashtruesve të njohur. Ato tashmë kanë mbi 1,000 profile, secili prej tyre përfshin emrin e mashtruesit, mënyrën e kontaktit që përdor, dhe detaje specifike për mashtrime dhe abuzime në të cilat është përfshirë.

Vizitorët në sajt munden gjithashtu të krijojnë profile të reja për mashtrues të cilët i kanë mashtruar ato.  Ripper.cc, po ofron shtojc që mundet të dallojnë emrat e mashtruesve kur ato paraqiten në Firefox, Chrome dhe në platformën e mesazheve Jabber.

Edhe pse Ripper.cc ka një ndërfaqe angleze, sajti filloi si një ide nga forumi nëntokësor Exploit.it, në 2015. Si pasojë, shumë nga profilet në sajt janë të shkruar në gjuhën ruse.

Për momentin sajti po gjeneron të ardhura nga reklamat online ruse. Gjithashtu po konsideron që të krijojë një aplikacion mobil dhe një shërbim për transaksione të sigurte të mallrave të paligjshëm mes hackerave. Rreziku është se ky shërbim mund të jetë një ndihmesë për krimin e kibernetikës.

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>