Analiza

Kryebashkiaku i Londrës premton që ky qytet do të ketë rrjetin 5G

Jul 30 2014
0 Shpërndarje
Kryebashkiaku i Londrës premton që ky qytet do të ketë rrjetin 5G

tower-bridge-of-londonRrjeti 5G është akoma në fazat e tij të hershme, por kryetari bashkisë së Londrës, Boris Johnson ka premtuar që Londra do të ketë rrjetin e parë madhor në botë 5G.

Universiteti i Surrey-it do të jetë forca udhëheqëse prapa zhvillimeve të cilat u lajmëruan si pjesë e planit afat-gjatë për infrastrukturën e qytetit nga tani deri në vitin 2050. Nëse kryebashkiaku e arrin cakun e tij, shumë besojnë që përdoruesit e smartfonëve nga Londra do të jenë në gjendje që të shkarkojnë filma të gjatësisë së plotë për pak sekonda, ndonëse ende mbetet e paqartë se çfarë standardesh do të ketë për rrjetin 5G.

Jashtë duarve të tij?

Mbetet të shihet po ashtu se çfarë mund të bëjë saktësisht Johnson. Lëshimi i rrjetit 4G në Mbretërinë e Bashkuar ishte kryer nga qeveria dhe Ofcom-i. Johnson beson që çdo banor i Londrës ka nevojë të “jetë në gjendje t’i qaset lidhjes më të mirë dixhitale” në mënyrë që Londra të mund ta mbajë reputacionin e vet si “Kryeqyteti i Evropës për teknologji”. Disa mendojnë që ky premtim është pak i ngutshëm duke e ditur që shumë biznese në Londër ankohen për shpejtësi të ngaldashme të broadband-it. (PCWorldAlbanian)

Tags >

4G5G
Lajmet e fundit>