Vëzhgim

Kryeministri brianik regjistrohet në Google+

Sep 14 2011
0 Shpërndarje
Kryeministri brianik regjistrohet në Google+

Kryeministri britanik, David Cameron, tha: “Çdo gjë që i bën politikat më të hapura dhe më të qasshme do të jetë e mirëseardhur dhe unë jam krenar që polikanët britanikë janë duke kryesuar rrugën kur bëhet fjalë për përqafimin e metodave të reja të lidhjes me njerëzit online, nga e-peticionet tek mediat shoqërore.”

Ky rrjet e ka një veçori të quajtur “Rrathët” që ua mundëson njerëzve të ndajnë përmbajtjen e tyre në mes të grupeve të ndryshme shoqërore. Udhëheqësit do të mund ta përdornin këtë vegël për të komunikuar me grupe të ndryshme si anëtarët e qeverisë apo të tjerë.

Profilet e këtyre politikanëve pritet që të menaxhohen çdo ditë nga skuadrat e secilit udhëheqës politikë, të cilët i kanë llogaritë e tyre në Twitter dhe Facebook.

Përveç kryeministrit David Cameron, dy udhëheqësit e tjerë të regjistruar janë: zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg dhe Ed Miliband i cili është udhëheqës i Partisë Laburiste./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>