Lajmet

Kryeministri ukrainas fajëson qeverinë Ruse për sulmet e hakerave ndaj faqeve qeveritare gjermane

Jan 10 2015
0 Shpërndarje
Kryeministri ukrainas fajëson qeverinë Ruse për sulmet e hakerave ndaj faqeve qeveritare gjermane

Ukrainian Prime Minister Arseny Yatseniuk attends a news conference in KievKryeministri ukrainas ka fajësuar agjencinë e inteligjencës Ruse për sulmin e hakerave ndaj uebfaqeve qeveritare gjermane. Sulmi ndodhi pak momente përpara se kryeministri Arseny Yatseniuk të takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel. Grupi pro rus i hakerave kërkonte nga Berlini që ti jepte fund mbështetjes për qeverinë Ukrainase.

“Unë mendoj se shërbimet sekrete Ruse po shpenzojnë para të çmuara të mbledhura nga taksa paguesit për të kryer sulme kibernetike ndaj Bundestagut dhe zyrës shtetërore të Merkel,” tha Kryeministri Ukrainas për televizionin gjerman ZDF. Sulmi përfshiu disa uebfaqe të kancelares dhe parlamentit gjerman. Zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibbert, tha se ishin marrë masa parandaluese, por që kishin dështuar të zmbrapsin sulmin i cili i bëri këto uebfaqe të pa aksesueshme ditën e mërkure.

Në një qëndrim në uebsitin e tyre, grupi i cili e quan veten CyberBerkut mbajti përgjegjësinë. Emri “Berkut” i referohet disa skuadrave sulmuese përdorur nga ish-qeveria pro ruse e Ukrainës. Besohet se ky është sulmi i parë i suksesshëm ndaj uebsiteve qeveritare gjermane, ku ekzistojnë më shumë se 3000 sulme të tilla çdo ditë. Pesë sulme çdo ditë vinë nga agjencitë e inteligjencës së shteteve të tjera.

Sulmet erdhën menjëherë pas deklaratës së hetueseve amerikanë ku thanë se Koreja e Veriut mund të ketë punësuar hakera të shumtë për të kryer sulmin masiv ndaj Sony Pictures. Nga ana tjetër Koreja e Veriut kishte fajësuar SHBA për problemet që përjetoi me ndërprerjen e shërbimit të Internetit. (PCWorld Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>