Blog

Kryeministrja Britanike Tereza Mej lë BlackBerry-in për një iPhone

Mar 28 2018
0 Shpërndarje
Vendimi është një sinjal i cili tregon sesi ka rënë reputacioni i BlackBerry i konsideruar si një prej prodhuesve të telefonëve më të sigurte në botë. Kryeministrja Britanike Tereza Mej lë BlackBerry-in për një iPhone

Kryeministrja Britanike Tereza Mej nuk do të përdorë më një telefon BlackBerry duke e zëvendësuar me një iPhone.

Ajo është anëtarja e fundit e një ekipi prej 10 vetësh që përdorte një BlackBerry raportoi Politico.

Kompania Kanadeze pas BlackBerry ndaloi prodhimin e telefonëve në 2016-ën nën presionin e rënies së shitjeve duke i licencuar tek palë të treta.

Për arsye sigurie, iPhone i ri i May nuk do të ketë shumë aplikacione.

Vendimi është një sinjal i cili tregon sesi ka rënë reputacioni i BlackBerry i konsideruar si një prej prodhuesve të telefonëve më të sigurte në botë.

Në 2013-ën Barack Obama tha se nuk lejohej të përdorte një iPhone për arsye sigurie.

Në Janar të 2017-ës presidenti Amerikan Trump u detyrua të dorëzonte telefonin e tij Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>