Lajmet

Kryetari i AKEP Z.Piro XHIXHO zhvillon takim me drejtorin e byrosë së zhvillimit të ITU Z.Brahima SANOU

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Projekti synon ofrimin përdoruesve të internetit në Shqipëri të një mjeti të thjesht për të matur cilësinë e shërbimit të internetit i cili ofrohet nga operatorët. Kryetari i AKEP Z.Piro XHIXHO zhvillon takim me drejtorin e byrosë së zhvillimit të ITU Z.Brahima SANOU Photo Source: AKEP

Gjatë zhvillimit të punimeve të  Samitit Global mbi  Shoqërinë e Informacioit (ITU WSIS-17),  Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP Z. Piro  Xhixho zhvilloi  një takim pune me Drejtorin e Byros së Zhvillimit në ITU Z. Brahima  Sanou.

Ky takim zhvillohej në kuadër të iniciatives rajonale për Europën të ITU mbi  përfundimin e projektit  të binjakëzuar Poloni – Shqipëri “Specifikimet teknike për  mjetet e matjes së cilësisë së shërbimit (QoS)”.

Projekti synon ofrimin përdoruesve të internetit në Shqipëri të një mjeti të thjesht për të matur cilësinë e shërbimit të internetit i cili ofrohet nga operatorët.

Ky mjet do ti mundesoi AKEP të ketë një analizë të qartë të cilësisë së shërbimit (QoS) dhe të analizojë sherbimin broadband duke u bazuar në eksperiencën e konsumatorëve.

Gjatë zhvillimit te takimit Drejtori i Byrosë se Zhvillimit të ITU-së z. Brahima Sanou i dorëzojë Kryetarit të AKEP z. Piro Xhixho kopjen e raportit të projektit të binjakëzuar Shqipëri-Poloni si dhe shprehu sodifaksionin mbi përmbylljen e projekti.

Gjithashtu z. Xhixho falenderoi ITU-në dhe z. Brahima Sanou për suportin e vazhdueshëm që kane ofruar kundrejt Shqipërisë dhe AKEP në zhvillimin e telekomunikacionit, si dhe shprehu bindjen që ky bashkëpunim do të intesifikohet në të ardhmen. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>