Lajmet

Kthejeni iPad-in në një skaner, kopjues, dhe faks me Scanner Pro

May 18 2012
0 Shpërndarje
Kthejeni iPad-in në një skaner, kopjues, dhe faks me Scanner Pro

Ky aplikacion i lirë e kthen pajisjen tuaj iPad (poashtu edhe iPhone) në skaner shumëfunksional që lidhet direkt me cloud. Punonjësit e pavarur që punojnë nga shtëpia nganjëherë kanë nevojë për vegla standarde të punës si skaner, kopjues, dhe makina faksi. Ato mund të jenë të shtrenjta, veçanërisht kur shumica e tyre nuk ju nevojiten rregullisht. Një aplikacion i lirë për iPad mund t’i zëvendësoj të gjitha këto pajisje.

Scanner Pro (6.99$) përdor kamerën e iPad (ose iPhone) për të kapur imazhe të rezolucionit të lartë nga dokumentet. Unë preferoj të përdor iPad me Scanner Pro për shkak se ekrani i madh e bënë më të lehtë manipulimin me dokumentet e regjistruara.

Pasi të keni fotografuar një dokument me përdorimin e këtij aplikacioni, atëherë ai mund të dërgohet për ruajtje në cloud (Evernote, DropBox, Google Docs). Dokumenti i skanuar mund të printohet në cilindo printer që përkrahë Air Print, duke e kthyer iPad-in në një kopjues të thjeshtë.

Dokumentet poashtu mund të dërgohen direkt në cilindo kompjuter përmes rrjetit lokal Wi-Fi. Kjo është një mënyrë shumë e lehtë për të marrë PDF-të në kompjuter me përdorimin e iPad-it.

Dokumentet e skanuara gjithashtu mund të dërgohen edhe me faks përmes Uebit për vetëm 0.99$. Pranuesi i faksit mund të shkruhet manualisht nga lista e kontakteve. Fakset dërgohen në vetëm disa sekonda pasi të keni kryer pagesëm.

Kur një dokument të kapet nga ky aplikacion (përkrahë disa faqe njëkohësisht), atëherë ai automatikisht cakton kufinjtë e dokumentit para se ta ruaj atë.

Scanner Pro mund të ruaj dokumentet e skanuara si imazhe JPEG apo dokumente PDF. Është e mundur të hapni imazhin e skanuar edhe me ndonjë aplikacion tjetër për dokumente. Kjo mundëson manipulimin e mëtejmë të skedarit kur të ju nevojitet.

Gjëja e fundit dhe më e rëndësishmja është se ky aplikacion nuk kërkon hapësirë në tavolinë, sikurse pajisjet që tashmë i ka zëvendësuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>