Lajmet

Ktheni blogun e WordPress në një aplikacion Windows 8

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Ktheni blogun e WordPress në një aplikacion Windows 8

win8wpMicrosoft-i po përpiqet të shtojë aplikacionet e Windows 8 në dyqanin e vet virtual, dhe disa javë më parë një kompani nxori një produkt që e ndihmon një gjë të tillë.

Produkti quhet IdeaPress dhe ajo çfarë bën është marrja e çdo informacioni nga një blog WordPress dhe e kthen në një aplikacion Windows 8 vetëm për disa minuta.

Me më shumë se 60 milionë blogje WordPress, Windows Store shumë shpejt mund të mbushet plot me aplikacione.

Gjithashtu IdeaPress përditësohet automatikisht sa herë që diçka në blog ndryshon. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>