Ja se si

Ktheni të gjitha shkronjat e mëdha në të vogla në Safari

Jul 7 2011
0 Shpërndarje
Ktheni të gjitha shkronjat e mëdha në të vogla në Safari

Në Mac OS X, shfletuesi Safari – sikur shumë aplikacione të tjerë – ka qasje në platformën e shërbimeve Mac Services. Kjo platformë e shërbimeve ka shumë vegla që mund ta bëjnë punën me tekstet dhe fotografitë e përzgjedhura më lehtë në Safari, veçanërisht kur alternativa e përdorimit të veglave është manualisht duke ndryshuar çdo shkronjë të madhe. Për të filluar përdorimin e këtyre veglave për të shndërruar tekste në këso forma, shkoni në Apple, pastaj zgjedhni Services and Preferences. Nga atje, ju mund të zgjedhni nga shumë rrugë për të ndryshuar opsionet nga teksti juaj, duke përfshirë opsionet e përkthimit. Ajo se çfarë duhet të zgjedhni është Make Lower Case.

Për të shndërruar shkronjat e teksteve në shkronja të vogla, zgjedhni tekstin që dëshironi ta ndryshoni në Safari, pastaj klikoni control në hapësirën e tekstit. Pastaj zgjedhni Make Lower Case nga Translations në menynë Preferences. Të gjitha shkronjat e mëdha do të shndërrohen në të vogla. Për shembull, një fjali si “KJO ËSHTË NJË FJALI ME SHKRONJA TË MËDHA.”do të kthehej në “kjo është një fjali me shkronja të mëdha.” Mbani në mend që i tërë drejtshkrimi në gjuhën angleze do të mbes i paprekur kur përdoret kjo vegël në një Mac./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>