Lajmet

Ku qëndronte problemi me ndërprerjen e Hotmail-it javën e kaluar

Mar 18 2013
0 Shpërndarje
Ku qëndronte problemi me ndërprerjen e Hotmail-it javën e kaluar

Ndërprerja e shërbimit të Outlook.com dhe Hotmail i la pa akses në të përdoruesit e këtyre shërbimeve për rreth 16 orë gjatë javës së kaluar për shkak të mbinxehjes së serverave në qendrat e të dhënave, është shprehur Microsoft-i.

Ndërprerja e shërbimit preku njëkohësisht edhe përdoruesit e SkyDrive. Problemi u rregullua vetëm 16 orë më vonë, por në atë kohë kompania nuk dha asnjë shpjegim lidhur me këtë çështje.

Më vonë, Arthur de Haan, zëvendës president i Microsoft-it, shpjegoi përmes postimit në blog se ndërprerja ndodhi pasi kompania bëri përditësimin e firmware-t në një pjesë të rëndësishme të sistemit të saj. Ai shkroi se ky përditësim, që ishte realizuar me sukses më parë, dështoi papritur në një moment të caktuar, duke sjellë rritjen e menjëhershme të temperaturave në qëndrën e të dhënave.

Vetëm përmes ndërhyrjes së përsonelit u arrit që të viheshin në rregull një sërë serverash që u prekën nga ky problem.

Mbinxehja e serverave i la pa akses përdoruesit dhe njëkohësisht nuk lejonte që sistemi të lidhej me serverat rezervë për të lejuar aksesin. Për këtë arsye duhej ndërhyrja si përmes softuerëve ashtu edhe vetë prania fizike e njerëzve.

Microsoft-i kërkoi ndjesë për këtë problem, por nuk tha se sa përdorues ishin prekur ekzaktësisht. “Ju kërkojmë sinqerisht ndjesë dhe po punojmë fort që ky problem të mos përsëritet më.”

Nga ana tjetër, kjo ndërprerje vjen në një nga momentet më të papërshtatshme për Microsoft-in, i cili po vazhdon me fushatat anti-Gmail, të quajtur “Scroogle“. Me të drejtë mund të ngremë pyetjen, kush është “Scroogle” tani?. (PCWorld Albanian)

Microsoft servers

Lajmet e fundit>