Lajmet

Ku të shohësh online ceremoninë e marrjes së presidencës nga Obama

Jan 16 2009
0 Shpërndarje
Ku të shohësh online ceremoninë e marrjes së presidencës nga Obama

Të qenit larg turmës ulëritëse nga ngazëllimi nuk beson se do ndalojë shikuesit online të jenë pjesë e historisë. Por, ku mund të shihet ceremonia e betimit të presidentit të ri?

Ka shumë vende ku mund të shohësh eventin e shumëpritur. New York Times, CNN, CSPAN dhe Hulu (me mbulimin e FOX), do ta shfaqin ceremoninë të plotë në sitet e tyre. Për amerikanët jashtë zyrave, MSNBC do ta shfaqë ceremoninë në 27 kinema rreth e rrotull vendit. Në këtë projekt janë inkuadruar dhe drejtuesit televizivë si Keith Olbermann, Rachel Maddow dhe Chris Matthews.

Përveç burimeve zyrtare të transmetimit online dhe televizioneve që sigurisht do ta shfaqin në të gjithë botën, mendohet se do ketë dhe qindra site të tjerë që do ta transmetojnë ceremoninë live apo të regjistruar. Një gjë është e sigurt, nëse dikush do ta shohë do ketë se ku, pa ngrirë në të ftohtin e Uashingtonit.

 

Lajmet e fundit>