Vëzhgim

Kuba do të përfitojë internet 3,000 herë më të shpejtë!

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Kuba do të përfitojë internet 3,000 herë më të shpejtë!

Sipas Reuters, së shpejti do të vendoset një kabllo nën ujore me fibra optike e gjatë mbi 1,600 km që do të lidhë Kubën dhe aleatët e tyre socialist, Venezuelën. Teknologjia e re ka gjasa që të ndihmojë përshpejtimin e internetit jashtëzakonisht të ngadalshëm të Kubës. Sipas zyrtarëve të këtij shteti, teknologjia dhe shërbimet e saja inferiore janë për shkak të embargos së tregtisë të vendosur nga SHBA-ja që ka qenë në funksion për dekada me radhë.

Majtistët e grupit ALBA (themeluar nga presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez) kanë dhuruar fondacione prej 70 milion dollarë për kabllon, që do të lidhet gjatë muajit korrik. Qytetarët e Kubës janë ankuar se kanë mungesa serioze të aftësive të internetit dhe informacionit. Ministri i informacionit dhe komunikimit Jorge Luis Perdomo së fundi ka thënë se nuk ka arsye politike për barriera teknologjike. Për momentin, kubanezët kanë të vetmin opsion për tu lidhur me internet përmes satelitit që është e shtrenjtë dhe e ngadalshme – dhe raportohet se vetëm 14 prej çdo 100 kubanezëve janë qasur në ueb qysh nga viti 2009.

Në momentin që do të vendosen kabllot, përdoruesit do të jenë në gjendje të arrijnë shpejtësi shkarkimi 3,000 herë më të shpejta (po 3,000 herë!) sesa që bëjnë tani. SHBA së fundi ka aprovuar eksportimin e shërbimeve të internetit në këtë vend, e duket se edhe vet qeveria e vendit do të sjellë paksa liri ndaj regjimit të qasjes në internet.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>