Lajmet

Kuddle, aplikacioni i ngjashëm me Instagram për fëmijë

Aug 24 2014
0 Shpërndarje
Kuddle, aplikacioni i ngjashëm me Instagram për fëmijë

resize (1)Viteve të fundit rrjetet sociale janë bërë një vend ku njerëzit shpërndajnë informacione, foto, video dhe artikuj nga momente dhe çastet kryesore të jetës së tyre.

Në shumicën e këtyre rrjeteve sociale fëmijët nuk pranohen për shkak të kufizimit të moshës. Për këtë arsye është krijuar aplikacioni Kuddle, i cili është një rrjet social i ngjashëm me Instagram për fëmijë.

Ideja e krijimit të këtij programi ka ardhur nga fëmijët e njërit nga bashkëthemeluesit e aplikacionit, të cilët dëshironin t`i bashkoheshin rrjetit social Instagram, por prindërit i tyre nuk i lejonin se ishin nën moshë.

Aplikacioni Kuddle tani lejon fëmijët ti bashkohen një rrjeti social. Kuddle është ruajtur dhe i monitoruar rreptësisht për të ruajtur të dhënat e fëmijëve.

Fëmijët duhet të regjistrohen nëpërmjet e-mailit të prindërve, dhe kurdo që ata të shtojnë ndonjë foto apo mik, prindërit do të njoftohen nëpërmjet një mesazhi elektronik, për t’u siguruar që ata kanë postuar foto apo kanë shtuar miq me miratimin e prindërve. Aplikacioni mund të gjendet në dyqanet online iTunes App Store dhe Google Play. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>