Analiza

Kufje të rehatshme stereo me bluetooth

Mar 11 2010
0 Shpërndarje
Kufje të rehatshme stereo me bluetooth

S305 përpunon thirrjet telefonike dhe muzikën me cilësi të shkëlqyer, duke ju dhënë biseda të pëlqyeshme dhe muzikë të mirë, vendosje të rehatshme në veshët tuaj dhe peshë të vogël, gjithçka për vetëm $60.

S305 ka një dizajn pas veshit. I rrotullova kufjet derisa grepat e tyre u fiksuan mbi veshët e mi të vegjël. Qaforja e parregullueshme u var mbi qafën time në pjesën e pasme të kokës, por pa prekur qafën.
Edhe pas dy orësh, kufjet ndiheshin të fiksuara mirë, por jo të bezdisshme, falë tapave të buta prej sfungjeri.

Bisedat telefonike nëpërmjet S305 ishin zakonisht të mira ose fantastike, por disa herë zëri im ngjante i largët, pak i mbytur apo robotik për bashkëbiseduesit. Ata shpesh dëgjonin zhurma të sfondit në afërsinë time. Zërat në mbërritje ngjanin të pastër, por të mbytur në disa raste.

Muzika ishte mjaft e mirë, me tone të ngrohta e të larmishme dhe bas solid edhe pranë limitit prej 10 metra të bluetooth-it.

Komandat e S305-ës janë vendosur në kufjen e djathtë, me një simbol në reliev për të ndihmuar në identifikimin e secilës me prekje. Gjithsesi këto relieve janë shumë të vogla, kështu që mund të duhet pak kohë për t’u ambientuar. Kontrolli i volumit ishte më pak i aksesueshëm, por ofronte feedback të mirë në prekje, me një mekanizëm solid të njësuar.

Për kufje stereo me bluetooth, të cilat mund të marrin telefonata dhe të dëgjoni muzikë, $60 është një çmim i hatashëm. Nëse forma e veshit tuaj e lejon, varianti pa grepa i S305 është gjithashtu një zgjedhje e mirë. Dhe nëse pamja ka rëndësi për ju, do të vlerësoni tonet e zeza dhe argjend të kompletit.

Lajmet e fundit>