Vëzhgim

Kufje të shkëlqyera wireless nga Logitech

Jan 2 2009
0 Shpërndarje
Kufje të shkëlqyera wireless nga Logitech

Një nga virtytet më të mira të kufjeve është lehtësia për t’i instaluar. Pasi karikova baterinë e brendshme me adaptorin e përfshirë, shtypa butonin on/off që gjendet në kufjen e djathtë dhe vendosa marrësin USB në port, pashë se si po instaloheshin drajverat. Brenda një minute po dëgjoja zë dhe muzikë me cilësi të shkëlqyer. Kam biseduar me disa persona në Skype dhe Second Life, të cilët thoshin se dëgjohesha shumë qartë. Logitech deklaron se mikrofoni përdor Teknologji për Fshirjen e Zhurmave për të reduktuar zhurmën në sfond. Edhe pse kohëzgjatja e baterisë ishte më e mirë sesa ajo që prisja, në krahasim me kufjet e tjera pa tela, në testin tim joformal arrita t’i përdorë për më pak se 6 orë, sa pretendon Logitech në reklama. Sigurisht, nuk po llogaris se do t’i përdor kufjet gjatë gjithë ditës sime të punës! Me komoditetin që ofron pa tela dhe cilësi të shkëlqyer të zërit, ClearChat PC  Wireless ia vlen për çmimin që ka. Do t’ia rekomandoja gjithkujt që përdor rregullisht kufje, për çdo aplikacion që përdor audio.

Lajmet e fundit>