Harduer

Kufjet që lexojnë mendjen dhe përzgjedhin muzikën sipas gjendjes emocionale të përdoruesit

Mar 22 2013
0 Shpërndarje
Kufjet që lexojnë mendjen dhe përzgjedhin muzikën sipas gjendjes emocionale të përdoruesit

Në rast se vendosni të shtriheni dhe të pushoni mjafton të vendosni kufjet tuaja Mico dhe ato përzgjedhin muzikën e duhur për ju.

Për të realizuar këtë vendoset në ballin e përdoruesit një sensor elektroencefalograf që ndihmon pajisjen të skanojë aktivitetin e valëve të trurit për të interpretuar gjendjen e humorit. Sapo identifikohet gjendja bëhuni gati për në botën e “la-la-la”.

Mico funksionon me një aplikacion. Kufjet përcjellin gjendjen e humorit të përdoruesit tek aplikacioni i cili përzgjedh nga baza e të dhënave muzikën e përcaktuar për atë gjendje emocionale. Do të ishte shumë interesante nëse ju do mendonit një këngë dhe ajo do të fillonte menjëherë, por momentalisht kjo gjë nuk është bërë e mundur.

Sensori i integruar tek kufjet ka pamjen e një mikrofoni të vendosur në vendin e gabuar. Për çdo gjendje emocionale që identifikon Mico shfaqet në pjesën e jashtme të kufjeve. Ky do të ishte një paralajmërim i mirë për njerëzit në momente stresi.

Prototipi i kufjeve Mico debutoi për herë të parë në SXSW, duke ju bashkangjitur linjës së produkteve të pazakonshme që mund të vishen në trupin e njeriut.

Mico përbën një risi që mund të ketë një të ardhme shumë interesante nëse teknologjia sofistikohet akoma më tepër.

Aplikacionet më të mira për audio dhe muzikë (Android)

A nuk do të ishte interesante integrimi i këtyre kufjeve me Pandora-n për të zbuluar këngë të reja që i përshtaten gjendjes tuaj emocionale. (PCWorld Albanian)

Mico kufje

Tags >

muzikë
Lajmet e fundit>